Pyetja:

Jetoj në një ndërtesë në qytet dhe për të therë kurban duhet të shkoj deri në fshat, ta gjej një kurban, ta therë atë dhe ta shpërndaj, po ashtu. Nga ana tjetër, shumë organizata fetare dhe humanitare, mbase edhe vetë Bashkësia Islame, tubojnë para të kurbanëve, të cilët shpërndahen për vise të ndryshme, apo në medrese. Çfarë është më mirë, ta paguaj kurbanin për raste të këtilla apo është më mirë ta therë vetë atë dhe ta shpërndaj vetë?

***

Përgjigja:

Për ata që kanë mundësi, më e mira e së mirës është që kurbanin ta therin vetë personalisht në shtëpi. Kush nuk ka mundësi që ta bëjë vetë këtë, atëherë, më e sigurta është që këtë adhurim t’ia besojë ndonjë institucioni të besuar, si p.sh., Bashkësisë Islame të vendit apo ndonjë medreseje vendore.

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç

Përktheu: Mehas Alija