Pyetja:
Çfarë është sexhdja e shukrit (falënderimit) dhe kur praktikohet ajo?
***
Përgjigjja:
Sexhdja e falënderimit është vepër e pëlqyer, bëhet një sexhde e vetme dhe praktikohet kur të vjen një mirësi ose të largohet një fatkeqësi. Pëlqyeshmëria e saj është sakësuar ne praktikën e Profetit ﷺ, dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Ebu Bekrate (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur i vinte një lajm i gëzueshëm apo përgëzohej me diçka, shkonte në sexhde në shenje falënderimi ndaj Allahut.” [1]
Keab bin Malik, e ka praktikuar sexhden e falënderimit në momentin kur i erdhi lajmi për pranimin e pendimit nga ana e Allahut të Madhëruar. [2]
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), bëri sexhden e falënderimit, kur i erdhi lajmi për vrasjen e Musejleme gënjeshtarit.
Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij) ra në sexhde, kur pa se në mes të vrarëve të Havarixhëve ishte edhe Dhuth Thedije.
Përktheu: Fatjon Isufi
—————————–
[1] Ebu Davudi 2774
[2] Buhariu dhe Muslimi