Kjo është një çështje në të cilën dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme, Allahu i mëshiroftë! Mendimi më i saktë është se kjo është diçka e lejuar dhe ky është medhhebi i një grupi dijetarësh prej hanefijve dhe një transmetim i sjellë si njëri nga mendimet në medhhebin Hambelij. Madje ky është mendimi më i përhapur në këtë medhheb.
Ky është një lloj madhërimi dhe shprehje e dashurisë për librin e Allahut dhe puthja e tij është transmetuar nga Uthmani, Ibn Umeri, – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre! -, gjithashtu edhe Ikrime ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Kështu e transmeton Ed-Darimiu dhe po kështu e ka sjellë Imam Ahmedi. Këtë transmetim e ka saktësuar Imam Neueuiu.
Burimi:
Nga Fehd ibn Jahja el Umari
Libri: ” Furnizim i lexuesit të Kuranit’