Përgjigje: Së pari duhet të pyetet pse e ka zgjedhur atë vend, ndoshta ka zgjedhur të varroset pranë ndonjë varri të rrejshëm apo pranë ndonjë varri ku bëhet shirk, ose ndonjë shkak tjetër prej shkaqeve të ndaluara. Këtij nuk duhet t’i realizohet porosia, por varroset te muslimanët nëse është musliman.

E nëse e lë këtë porosi për ndonjë qëllim tjetër, si psh, të porositë që të transferohet në vendin në të cilin ka jetuar, për këtë s’prish punë që i realizohet porosia, nëse nuk bëhen harxhime të tepërta. Nëse kjo shkakton humbje të një sasie të madhe të hollash, atëherë nuk i realizohet porosia. Toka e All-llahut është e njëjtë, përderisa është e muslimanëve.

Marr nga: “Kushtet e Fesë” – Shejh Uthejmini