Ballina Besimi Besimi në Allahun Çfarë ndodhi me fletushkat e Ibrahimit dhe Zaburin e Davudit (paqja e...

Çfarë ndodhi me fletushkat e Ibrahimit dhe Zaburin e Davudit (paqja e Allahut qoftë mbi ta)?

Çfarë ndodhi me fletushkat e Ibrahimit dhe Zaburin e Davudit (paqja e Allahut qoftë mbi ta)?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Allahu, qoftë i lartësuar, i zbriti fletushka Ibrahimit (alejhi selam), ashtu siç tha: “Në të vërtetë, kjo është në fletushkat e mëparshme, shkrimet e shenjta të Ibrahimit dhe Musait.” Sureja E’ala: 18-19.

Allahu, i madhëruar, na ka treguar në Librin e Tij të shenjtë për disa nga ato që ishin shënuar në fletushkat e Ibrahimit (alejhi selam). Allahu, i lartësuar, thotë: “Vallë, a nuk është i lajmëruar ai – për atë që gjendet në fletët e Musait (në Teurat) dhe të Ibrahimit: – “i cili i plotësoi (obligimet) – që askush nuk do t’i bartë mëkatet e personit tjetër, dhe që njeriu do të ketë vetëm atë që është marrë me te (punuar atë) dhe që përpjekjet e tij do të shihen së shpejti, padyshim (dhe se) do të shpërblehet me shpërblim të plotë.” Sureja Nexhm: 36-41.

Kështu deri në fund të sures, ngjashëm me këtë janë edhe vargjet e njohura në fund të Sures E’ala, të cilat i shënuam më sipër.

Ajo që kërkohet prej nesh është që të besojmë në suaza të përgjithshme në këto fletushka të cilat Allahu, qoftë i lartësuar, ia zbriti profetit të Tij Musa (alejhi selam) dhe të besojmë në çdo gjë që na provohet në fenë tonë përmes shpalljes dërguar profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qoftshin mbi të), në të cilat ka mësime dhe porosi, e për çdo gjë tjetër, prej detajeve që përmbanin ato shkrime, ne nuk jemi të detyruar t’i njohim ato dhe ne nuk kemi asnjë mënyrë t’i njohim, ose të zbulojmë hollësitë e tyre. Përpjekja për të kuptuar këtë është një mund e sakrificë që nuk mund të vërtetohet dhe ne nuk kemi nevojë për këtë sipas mësimeve të fesë sonë, sepse Allahu e ka përsosur fenë tonë për ne dhe është i kënaqur me Islamin si fe për ne.

Ne nuk dimë asnjë tekst fetar që tregon që fletushkat e Ibrahimit (alejhi selam) ekzistojnë, ose se njohuritë e përmbajtura aty kanë arritur tek ndonjë nga njerëzit e Islamit në një mënyrë të tillë që të mund të provohen dhe të transmetohen.

Ajo që duket të jetë është se njohuritë e tyre u shfuqizuan shumë kohë më parë dhe u humbën nga njerëzit.

Në fakt, ky është fati i librave të beni israilëve, domethënë Tevratit dhe Ungjillit; nuk ka gjë që mund të vërtetojë atë që ekziston prej tyre, përveç asaj që konfirmohet nga tekstet fetare islame. E çdo gjë tjetër përveç kësaj, shumica që mund të thuhet është se ne as nuk besojmë në të as nuk e mohojmë.

Nëse ky është rasti në lidhje me librat e beni israilëve, përkundër numrit të madh të njerëzve që i nderojnë ato libra, i kushtojnë vëmendje dhe u referohen atyre, atëherë është edhe më e mundshme që kjo të ndodh me fletushkat e Ibrahimit (alejhi selam). Më së miri që mund të thuhet për atë që ekziston në duar të njerëzve, që i atribuojnë se janë pjesë e fletushkave të Ibrahimit (alejhi selam), është se edhe këto janë si librat e beni israilëve: ne as nuk besojmë në to as mos nuk i mohojmë.

Së dyti:

Për sa i përket Zeburit të Davudit (alejhi selam), është libri që Allahu i shpalli atij. Allahu qoftë i lartësuar, thotë: “Na i kemi dekoruar disa pejgamberë ndaj disa të tjerëve dhe Davudit i kemi dhënë Zeburin.” Sureja el-Isra: 55.

Fjala “Zebur” i referohet diçkaje të shkruar. Shiko (Tefsir Taberi; 6/17).

Et-Tahir ka thënë: Është emër për një përmbledhje të thënieve të Davudit (alejhi selam) – disa prej të cilave janë fjalë që i janë shpallur atij dhe disa janë fjalë me të cilat është frymëzuar, prej lutjeve dhe kërkesave drejtuar Allahut. Është libri që sot njihet si Libri i Psalmeve në Dhiatën e Vjetër.[1]

Dijetarët kanë thënë se Zeburi i Davudit përmbante fjalë lavdi dhe madhërimi drejtuar Allahut, nuk kishte aty dispozita hallall apo haram, e as detyra e përkufizime.[2]

Kurtubiu ka thënë: Zebur është libri i Davudit. Ai përmbante njëqind e pesëdhjetë kapituj, në të cilat nuk kishte vendime apo deklarata për atë që është e ligjshme dhe çfarë është e ndaluar; përkundrazi, ishin urtësi dhe këshilla.

Janë përmendur disa referenca që flasin për përmbajtjen e Zeburit dhe fletushkat e Ibrahimit në disa transmetime të cilat nuk janë vërtetuar.

Ajo që kemi thënë më lart rreth fletushkave të Ibrahimit (alejhi selam) në lidhje me atë sa autentike është dhe sa të besueshme janë ato lajme, të njëjtën e deklarojmë lidhur me Zeburin, sepse ne nuk kemi asnjë citat që tregon se ai ka mbijetuar. Kështu që çfarëdo që është transmetuar nëpërmjet Ithtarëve të Librit vjen nën të njëjtin vendim si ai i Israilijateve (lajmërime të transmetuara nga burimet hebraike), të cilat janë të tre kategorive:

  1. E pranueshme: është ajo që njihet si e saktë për shkak të transmetimit të tij nga Profeti i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).
  2. E padefinuar: është ajo për të cilën nuk është dhënë asnjë vendim: kjo i referohet asaj për të cilën nuk mund të dihet nëse është e vërtetë apo e pavërtetë. Është e lejuar të transmetohen me qëllim nxitje dhe paralajmërim, por nuk e besojmë si të saktë ose të pa saktë, në përputhje me urdhrin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) .
  3. E refuzuar: kjo i referohet asaj që njihet si e rreme, dhe nuk lejohet të besohet, të pranohet ose rrëfehet.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Përfundoni nga libri (at-Tahrir ve Tenvir; 15/138).

[2] Shih Tefsirin e Taberiut (14/625).