Pyetja:

Në përgjithësi popuj të ndryshëm në botë mbartin dhe mbrojnë me fanatizëm tradita kulturore të trashëguara në breza. Këta popuj janë muslimanë, katolikë, ortodoks etj. Si i gjykoni traditat kulturore të popujve?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i nderuar!

Islami ka një qëllim: t’i kthejë njerëzit tek Allahu me  njësimin e Tij dhe se të tre llojet e monoteizmit: në veprat absolute te Tij, në veprat që i drejtohen Atij nga njerëzit, njësimi i Tij në emrat dhe atributet e tij, lutja dhe falja ndaj Tij, jo vetëm kaq po në jetën e kësaj bote t’ia kalojë mirë me krijesat e Zotit dhe të gjejë gjuhën e duhur të komunikimit dhe ndërthurjes së raporteve reciproke, ruajtjen e shoqërisë ndaj çdo gjëje që është në dëm të saj, qoftë ky dëm i ngutshëm apo i vonuar.

Pozicionimi i Islamit ndaj traditës ka qenë si më poshtë:

1. Të ndaluara, që duhet të asgjësohen (brenda mundësisë). Ky gjykim është për çdo traditë në të cilën ka kufr, shirk, mohim të fesë apo tallje me të.

2. Tradita që duhen përmirësuar. Të gjitha ato tradita që kanë origjinë fetare ose i mbështet feja, mirëpo ka në to probleme, korrigjohen problemet dhe ecet me këto tradita.

3. Tradita që i ka lënë ashtu  siç i ka gjetur, madje dhe nxit për to.

Shembuj për gjithsecilën:

Për të parën përmendim: vajtjen te varret, tyrbet, vendet e mira për shërim, bereqet, mbarësi, begati, fëmije etj….

Për të dytën përmendim: alkoolin nëpër dasma apo dreka… etj.

Për të tretën përmendim: mikpritjen, besë etj.

Kjo trajtesë ishte në origjinë këndvështrimi me të cilin e ka parë sheriati islam traditën që ka gjetur kur është shpallur qysh në fillim.

Sheriat islam (Legjislacioni islamik) e merr shumë në konsideratë traditën dhe zakonin si referim në rastet e mëposhtme:

a) kur teksti nuk përcakton po i trajton gjerat në përgjithësi;

b) kur teksti qëllimisht ia lë traditës të përcaktojë.

Për këtë arsye një nga rregullat bazë të jurisprudencës thotë: “Zakoni, Tradita konsiderohet pikë referimi atëherë kur sheriati s’ka percaktuar gjë me ligj”. Kështu që në rast arbitrimi apo gjykimi merret në konsideratë tradita. P.sh.: në sheriat për raportet familjare Zoti thotë: “Kaloni një jetë të mirë dhe normale me gratë tuaja.” Pyetjes se kush quhet normale, i jepët përgjigja se kjo ndryshon në vartësi të kohës, vendit, mundësisë; të gjitha këto përcaktojnë se ç’është normale.

Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj, kjo varet në gjendjen dhe situatën që gjen atë popull. Nëse ai popull pranon Islamin me dëshirë dhe vullnet të lirë, vazhdon i njëjti gjykim për traditën siç u përmend më lart. E nëse ai popull është lënë i lirë për besimin, në bazë të taksës së paguar, atëherë ata (ortodokset e katoliket) mund t’i ruajnë  çdo gjë që është pjesë e traditës dhe s’ka ligj që i ndalon apo që i detyron të ndryshojnë, pavarësisht se ato mund të përbejnë politeizëm apo mohim sipas konceptit islam.  Për këtë arsye në Palestinë janë lënë siç kanë qenë qysh herët, pavarësisht se është marrë nga muslimanët qysh në shekullin e tetë, apo rasti i Patriarkanës ortodhokse në Stamboll në zemrën e halifatit dhe zemra e ortodothoksisë. Apo rasti i Egjiptit ku kobtët vazhdojnë të jetojnë siç kanë jetuar. Prej gjërave më interesante është momenti që në boten arabe ka të trashëguara sekte katolike që papati si njeh, sepse ato Islami i la siç i gjeti, ndërkohë që papati më vonë është organizuar në këtë formë e si pasojë përderisa si plotësonte kushtet e vëna prej tyre, s’pranoheshin në “korporatë”.

Ndërsa, unë si musliman çfarë duhet të bëj ose cili duhet të jetë qëndrimi im ndaj kulturave të ndryshme?

Ti je i lirë të ruash kulturën, traditat e tua apo të përshtatesh dhe se përshtatja është më e preferuar, vetëm nëse ajo është çështje adhurimi e ky lloj adhurimi nuk njihet në Islam apo është bërë simbol i pjesës fetare në atë vend apo i një grupi që është shembull për të keqen apo i humbur; pra nuk është traditë e një populli.

Me Islam s’ka asgjë të keqe që çdo popull të ruaj traditën apo kulturën e tij. Për këtë arsye një nga anët negative të globalizmit është pushtimi dhe asimilimi i kulturave të ndryshme, përveç të tjerave.

Imam dr. Ahmed Kalaja