Pyetja:
Cila është akidja e Ehlu-sunne vel xhema’a nën hijen e Kuranit dhe sunetit?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut…
Një: Fjala ”Akide” edhe pse nuk është cekur në librin e Allahut apo në sunetin e të Dërguarit të Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me kuptimin i cili është përhapur sot, vetëm se ky term është i ri i cili është përdorur si tregues mbi çështjet e fesë të cilat kanë të bëjnë lidhje me zemren pa punën, siç është besimi në ekzistencën e Allahut, obligueshmëria e njësimit të Tij, besimi në të dërguarit, në ringjalljen pas vdekjes dhe në çështje tjera që kanë të bëjnë me besimin, pra është vënë në përdorim me kuptimin e saj gjuhësor.
“Akd” është lidhja e diçkaje me forcë arb: I’ëtekade shej’en d.m.th. ka lidhur diçka fortë me shtrëngim të fortë. [1]
Të këtij kuptimi është edhe fjala e Allahut: “Mirëpo ju merr në përgjegjësi për ato (betimet) që jeni zotuar qëllimisht (te forta).” (Maide: 89)
Kurse definicioni i akides në terminologji është: besimi i bindshëm i cili del nga thellësia e shpirtit njerëzorë, të cilit nuk i bashkëngjitet e as që i hyn edhe dyshimi më i vogël në Allahun. Gjithashtu është ajo çfarë i obligohet besimtarit prej besimit dhe respektit të fesë, në melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditës së fundit, kaderit dhe besimin në çdo gjë që është transmetuar për të fshehtën (gajbin), duke e ditur kundërshtimin e feve të tjera dhe grupacioneve të devijuara, këtu nuk vjen në konsideratë akideja në këtë kuptim për derisa nuk vërtetohet me vepër me anë të gjymtyrëve të trupit duke iu nënshtruar këtij besimi plotësisht.
Dy: “Ehlu – sunne vel xhema’a” janë ata të cilët i përmbahen udhëzimit të Dërguarit të Allahut ,paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe shokëve të tij në dituri, në besim, në fjalë, në vepra, në sjellje në edukatën në të cilën kanë qenë selefët (të parët tanë) prej sahabëve dhe tabiinëve dhe ata të cilët i ndjekin ata deri në ditën e gjykimit. Janë ata të cilët bashkohen në Kuran dhe sunet dhe janë ata të cilët janë të vendosur në ndjekjen e sunetit, larg prej përçarjes (grupacioneve) dhe të shpikurit në fe dhe këta njihen si selefu salih (të parët tanë të mirë), grupi i shpëtuar apo grupi i ndihmuar. Janë quajtur me këtë emër kur është përhapur bidati dhe është përmendur suneti, pra në të kundërtën e bidatit, xhemati e kundërta e grupacionit (përçarjeve).
Janë emërtuar “Ehlu – Sunne” sepse janë pasues të sunetit të Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kurse xhemat sepse bashkohen në të vërtetën, në ndjekjen (pasimin) e rrugës së dijetarëve që janë me të vërtetën.
Tre: “Nën dritën e Kur’anit dhe sunetit”prej bazave të Ehlu –sunne vel xhema’a dhe rregullave të marrjes së fesë si dhe argumentimit është: të mbështeturit e tyre në librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke u bazuar ne kuptimin e selefit , duke e pranuar atë dhe duke iu nënshtruar asaj nga brenda dhe jashtë, duke mos e kundërshtuar akiden me kijas (analogji), inspirim apo me ëndrra e kështu me radhë.
albislam.com
——————————–
[1] Lisanul-arab, Ibn Mendhur, babu-akd