Pyetja:

Patkoi a sjellë fatin?

***

Përgjigjja:

Ai shërben për ta mbathur kalin. Ata që mendojnë, apo besojnë se patkoi sjell fat, le të mendojë mirë se kali i vet ka pasur katër patkonj, e çfarë fati i ka sjellë?!… Pra, për njeriun është nënçmim që patkoin e kalit ta vari në veturë, apo në derën e shtëpisë kinse po i sjellka nafakë (fat). Kushdo që beson diçka të tillë, atij i kanoset rreziku të del prej islamit, ngase këto janë besëtytni, besëkotësi, d.m.th. shirk. E njëjta gjë vlen për brirët e dashit, “syrin e kaltër” që e mbajnë kinse i mbron nga mësyshi e kësi far gjërash të ngjashme. Këto janë tradita të paganëve nga kohët e lashta, prandaj duhet t’i shmangemi atyre.

Agim Bekiri