Përgjigje: Të fryrit me Kur’an ose me lutjet e lejuara për të së­mu­rin që e ka goditur sihri (magjia) ose ndonjë sëmundje tjetër, ësh­të e lejuar dhe nuk ka gjë të keqe.

Nga Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tran­sme­to­he­t se u ka bërë rukje shokëve të tij; prej gjërave me të cilën u ka bë­rë, ësh­të edhe kjo lutje: “O Zoti ynë, All-llah, që je në Qiell,  i Shenj­të ësh­të emri Yt, Ti urdhëron në Qiell dhe në Tokë. Ashtu si ësh­të mëshira jote në Qiell bëje edhe në Tokë, zbrit një mëshirë prej Më­shirës Tënde dhe një shë­rim prej Shërimit Tënd për këtë së­mun­dje”[2]dhe u shën­dosh­te. Po ashtu prej lutjeve është edhe kjo: “Në emër të All-llahut të bëj rukje nga çdo së­mundje që të mundon dhe nga çdo shpirt dhe sy që të ka zili, All-llahu të shëron, në emër të All-lla­hut të bëj rukje”[3].

Prej metodave është edhe vënia e dorës te vendi ku dhemb dhe të thu­het kjo lutje: “Kërkoj mbrojtje nga All-llahu dhe Kre­na­ria e Tij nga e keq­ja të cilën e kam dhe që i frikësohem”[4], si dhe lutje të tjera që i kanë për­mendur dijetarët prej transmetimeve të Resulull-llahut, sal-lall-lla­hu alejhi ue sel-lem.

E sa i përket shkrimit dhe lidhjes së tyre, për këtë ka dy men­di­me, di­sa e lejojnë e të tjerët e ndalojnë, më afër të vërtetës ësh­të ndalimi i saj, sep­se kjo gjë nuk ka ngjarë në jetën e Resulull-lla­hut, sal-lall-llahu alej­hi ue sel-lem, por ai praktikonte leximin për të sëmurin.

Edhe një herë, sa i përket lidhjes së ajeteve dhe lutjeve në qa­fë të të së­murit, në dorë, ndër jastëk apo dikund tjetër, kjo është prej gjërave të nda­luara, sipas më të vërtetës, sepse nuk është prak­tikuar gjatë jetës së Re­sulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, diçka e tillë.

Secili që thotë për diçka se është shkak i diçkaje dhe të njëj­tën gjë All-llahu nuk e ka quajtur shkak për të; kjo punë e tij ësh­të një lloj shir­ku, sepse ai thotë për diçka se është sebep, për të cilën nuk ka thënë All-llahu, azze ue xhel-le.

 

Burimi: albislam.com

Muhamed ibën Salih el Uthejmin

[1] Leximit të Kur’anit ose lutjeve të ndryshme për largimin e sëmundjes. (sh.p)

[2] Transmeton Ebu Davudi (3982)

[3] Transmeton Muslimi (2186)

[4] Transmeton Muslimi (2202)