Pyetja:
Sa është i dobishëm pastrimi pas marrëdhënieve intime dhe a duhet të thuash ndonjë sure pasi të pastrohesh apo duke u pastruar dhe në qoftë se sheh ëndërr se ke kryer marrëdhënie a duhet patjetër të pastrohem?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka dyshim se pastërtia është çështje thelbësore në jetën e besimtarit, ajo është e domosdoshme në jetën e tij, sepse me të lidhen një sërë adhurimesh.
Allahu i Lartësuar shpesh herë i lavdëron besimtarët, me këtë cilësi të pandashme të tyre, pastërtinë. Allahu thotë: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (Bekare: 222)
Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.” (Teube: 108)
Ndërsa Profeti ﷺ ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit.”
Kështu që muslimani është në çdo kohë i pastër, në trupin dhe rrobën e tij, dhe për sa përmendëm besojmë se del qartë vlera e pastërtisë në jetën e muslimanit.
Dhe Allahu e di më së miri.
Bledar Haxhiu