Pyetja:

Cila është lutja për shlyerjen e gjynaheve, kur mbaron takimi?

***

Përgjigjja:

Kur mbaron takimi apo ndeja me shoqëri apo me këdo, sipas sunetit është të thuhet duaja:

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ، أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ.

Subḥãnekall-llãhumme we biḥamdike. Eshhedu en lã ilãhe il-lã Ente. Estaġfiruke we etũbu ilejke.

(I dëlirë nga të metat je Ti, o Allah! Ty të përket lavdia! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje! Ty të kërkoj falje dhe para Teje pendohem!).[1]

Sipas transmetimeve ai i cili thotë këtë dua, fiton shlyerje gjynahesh nga Allahu i Madhëruar.

—————————————-

[1] Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi). Në një transmetim të saktë, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon: “Sa herë që Profeti ﷺ ulej në një kuvend, lexonte Kuran, apo falte ndonjë namaz, e mbyllte me këto fjalë …”. Shënon Nesaiu në ‘Amelul jeumi uel lejleleti’  dhe në ‘Sunenul Kubra’. Albani thotë se senedi është i saktë, Silsile sahiha 7/1/495