Pyetja:
Cila është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit?
***
Përgjigjja:
Nëse e lexojmë fjalën e Allahut ku thotë: “O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183)
Në fjalën e Allahut ne kuptojmë se urtësia e obligueshmërisë së agjërimit qëndron tek adhurimi i Allahut dhe stolisja me devotshmëri. Fjala devotshmëri (takvallak) d.m.th., largimi nga të ndaluarat (haramet) dhe veprimi i urdhëresave (obligimeve) të porositura nga Allahu.
I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”
Duke e lexuar muslimani këtë ajet dhe hadith duhet që të mundohet maksimalisht të largohet nga gjërat e ndaluara dhe t’i praktikojë urdhëresat e Allahut, qofshin ato me fjalë ose me gjymtyrë. Ti si musliman duhet të largohesh në tërë jetën nga haramet porse veçanërisht duhet të japësh maksimumin në këtë muaj të bekuar.
Largohu nga:
1. Bërja e Gibetit (Përgojimit).
2. Largohu nga gënjeshtra (rrena), mos u bëj rrenacak.
3. Mos u bë prej atyre që nxisin përçarje mesin e njerëzve.
4. Mos shit gjëra të ndaluara (duhan, alkool).
5. Mundohu maksimalisht të stagnosh në bërjen e gjunahave në këtë muaj.
Nëse në këtë muaj përpiqesh maksimalisht të bësh ndryshime, si largimi nga haramet dhe shpejtimi i bërjes së veprave të mira, atëherë mbesim me shpresë se pas Ramazanit do të jesh më ndryshe deri në Ramazanin tjetër.
Ajo qka na preokupon është se kemi plotë musliman të cilët nuk i dallojnë fare ditët kur janë agjërueshëm dhe kur nuk janë agjërueshëm, për fat të keq ata janë të njëjtë.
Këta njerëz vazhdojnë me traditën e mëhershme të shëmtuar, duke anashkaluar urdhërat dhe duke vepruar ndalesat (haramet), e si rrjedhojë e kësaj nuk mund të vërejmë tek këta persona qetësinë dhe begatinë e agjërimit.
Jemi të vetëdijshëm se këto vepra nuk e prishin agjërimin, mirëpo ato e mangësojnë shpërblimin e agjërimit, bile edhe përmes këtyre gjunahave peshohet shpërblimi i agjërimit tek këta persona (agjërimi nuk ndikon në sjelljet e tyre, fjalorin e tyre, ata vetëm mbajnë barkun thatë dhe buzët e etura për ujë, Allahu na ruajtë!).
Allahu është më i Dituri!
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani