Pyetja: Në vendin tonë, ne jemi mësuar t’u japim fëmijëve të vegjël atë që quhet dhuratë Bajrami e që është një shumë e vogël parash për ditën e Fitër dhe Kurban Bajramit, që të fusim gëzim në zemrat e tyre. Cili është gjykimi i kësaj – dhuratë Bajrami? A konsiderohet kjo bidat? Na këshilloni, Allahu ju dhëntë dobi.
Përgjigje: Nuk ka gjë të keqe në këtë. Përkundrazi, është një zakon i mirë; sjellja e gëzimit për muslimanët qofshin atë të vegjël apo të mëdhenj është diçka për të cilën inkurajon Sheriati i pastër (Islami).
Me ndihmën e Allahut vjen suksesi! Lëvdatat e shumta dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
_
Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abd-Ullah ibn Baz
Nënkryetar: ‘Abdul-Aziz Al Al-Shejkh
Anëtar: Salih El-Feuzan
Anëtar: Bekr Ebu Zejd
📘Burimi: Fetaua El-Lexhnetu Ed-Daime lil Buhuth el-Ilmije ue El-Ifta: vëll. 1, fq. 347-348, nr. 20195
Përktheu: Shpend Rrustemi




