Pyetja:

Në një libër të cilën e kam lexuar thuhet: “Kush mëson përmendësh 10 ajetet e para të sures El-Kehf është i mbrojtur nga Dexhalli.” Cilat janë ato ajete, nëse bën të më tregoni më hollësisht?

***

Përgjigjja:

Hadithi ka për qëllim që ajetet t’i mësosh në gjuhën arabe. Në shqip këto ajete janë (edhe pse ky është vetëm kuptimi i tyre):

1- “Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2- (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), për t’ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
4- Për t’ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
5- Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
6- A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?
7- Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
8- Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
9- A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
10- Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” (Kehf: 1-10)

Bedri Robaj