Pyetja:

Cilat janë direktivat në çështjen e imitimit të mosbesimtarëve?

***

Përgjigjja:

Imitimi i mosbesimtarëve (kufarëve) mund të jetë në dukje, në veshje, në ushqim dhe në të tjera gjëra, sepse kjo është një term i përgjithshëm, i cili i referohet personit i cili bën diçka që bëhet veçanërisht nga kufarët. Kjo është direktiva. Por, nëse kjo gjë është përhapur aq shumë midis muslimanëve dhe mosbesimtarëve, atëherë ky imitim lejohet, edhe nëse fillimisht është marrë nga mosbesimtarët, për sa kohë që s’është haram në vetvete, si mbartja e mëndafshit (për burrat).

Përkufizimi i imitimit të mosbesimtarëve është kur imituesi bën diçka që është e veçantë për atë që imitohet. Kështu, imitimi i mosbesimtarëve do të thotë se një musliman bën diçka që është veçanërisht e tyrja. Por, sa i përket asaj që është përhapur midis muslimanëve dhe s’është cilësi dalluese e mosbesimtarëve, kjo s’është imitim dhe s’është haram në kuptimin e imitimit, përveç nëse është haram për të tjera arsye. Ajo çka thamë nënkupton këto fjalë. Diçka e ngjashme është thënë nga Ibn Haxheri [1]: ”Disa nga selefët e konsideronin të urryer (mekruh) mbartjen e burnusës.” [2]

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Durus ue Fetaua el-Haram el-Mekki” (3/367)

——————————

[1] Fet’h

[2] Burnusë [Arab.]: Pelerinë e gjatë, me stof të vrazhdë leshi dhe me kapuç. Zakonisht me ngjyrë të bardhë. Mbartet nga berberët dhe nga arabët nëpër Afrikën e Veriore. Sepse ajo ishte veshje e murgjve”. Malik qe pyetur rreth kësaj dhe tha: ”S’ka gjë të keqe në këtë.” Qe thënë: ”Po kjo është veshje e të krishterëve.” Ai tha: ”Kjo qe mbartur këtu.”