Pyetja:
Cilat janë kategoritë e El‐Iradeh (vullnetit të Zotit)?
***
Përgjigjja:
El‐Iradeh ndahet në dy lloje:
1. Iradeh Kaunije – Vullneti universal;
2. Iradeh Sheriʹeh – Vullneti Sheriatik
Ajo që bën pjesë në domethënien e Vullnetit/urdhrit/caktimit të Allahut është Iradeh Kaunije, ndërsa ajo që bën pjesë në domethënien e Dashjes (së Tij të ndonjë gjëje) është Iradeh Sheriʹeh. Një shembull i Iradeh Sheriʹeh gjendet në fjalët e Allahut, më të Lartit:
ʺAllahu dëshiron të ua pranojë pendiminʺ. (Nisa, 27)
Ngaqë, këtu, folja ʹdëshironʹ do të thotë dashje, kjo sʹdo të thotë që ai e vendos/cakton këtë, sepse, nëse domethënia do të ishte: ʹAllahu vendos që Ai të ua pranojë pendiminʹ, Ai do ta pranonte pendimin e të gjitha krijesave të veta, dhe kjo nuk qëndron, sepse shumica e bijëve të Ademit janë mosbesimtarë, ndaj:
ʺ… dëshiron tʹjua pranojë pendiminʺ. (Nisa, 27)
Domethënë që Ai dëshiron tʹjua pranojë pendimin dhe nuk është e domosdoshme që, për shkak të dashjes së Allahut për ndonjë gjë, ajo të ndodhë, sepse urtësia hyjnore e Tij e pafund mund të kërkojë që kjo të mos ndodhë.
Një shembull i Iradeh Kaunije është në fjalët e Allahut, më të Lartit:
ʺ… nëse caktimi/urdhri i Allahut është që të iu humbasëʺ. (Hud, 34)
Allahu nuk dëshiron tʹi humbasë adhuruesit e vet, andaj sʹështë me vend që kuptimi të jetë: ‘nëse Allahu dëshiron tʹju humbasë.’
Por, për ne mbetet të themi: Çfarë është dallimi mes Iradeh Kaunije dhe Iradeh Sheriʹije, në lidhje me ndodhjen e çështjes në diskutim? Themi: Për sa i përket Kaunije, ajo çfarë dëshirohet, duhet të ekzistojë; nëse Allahu cakton/urdhëron që diçka të ndodhë, atëherë ajo duhet të ndodhë:
ʺVërtet, urdhri i Tij, kur Ai do diçka, është vetëm të thotë ʹBëhu!ʹ, dhe ajo bëhetʺ. (Ja‐Sin, 82)
Për sa i përket Iradeh Sheriʹijeh, ajo çfarë dëshirohet mund të ndodhë apo mund të mos ndodhë: mundet që Allahu ta dëshirojë dhe ta dojë këtë gjë, por nuk ndodhë, sepse ajo që është e dëshirueshme, mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë.
Nëse dikush thotë: A cakton/urdhëron Allahu që mëkatet të ndodhin? Themi: Ai
cakton/urdhëron të ndodhë kjo, por nuk e dëshiron këtë. Kjo, sepse Iradeh Sheriʹeh do të thotë dashje, kurse Allahu nuk i do mëkatet, por cakton që ato të ndodhin, kështu që gjithçka në qiej dhe në tokë është me caktimin/urdhrin e Allahut.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Arkanul‐Islam”, f.136