Kushtet për pranimin e adhurimit janë dy:

-Sinqeriteti: Çdo adhurim i cili bëhet, për t’u pranuar ai njeriu duhet të jetë sinqertë në veprimin e tij. E nëse njeriu nuk është i sinqertë, edhe nëse vepra e tij është shumë e madhe, ajo nuk asnjë vlerë te Allahu.

Thotë Allahu (azzevexhel): “E nuk janë urdhëruar ata me tjetër gjë, pos që ta adhurojnë Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin e të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë”. (El-Bejjineh/5)

-Pasimi i Sunetit: Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Kush e vepron një vepër për të cilën ne nuk kemi urdhëruar, vepra e tij është e rrefuzuar”. (Muslimi)

Nëse njeriu bën adhurime të mëdha dhe i bën ato sinqerisht, por të cilat nuk janë të bazuara në Kur’an dhe Sunet, adhurimet e tij nuk vlejnë fare. Nëse njeriu e falë farzin e sabahut dhjetë rekatë duke menduar se sa më shumë rekatë aq edhe më shumë shpërblim, ose agjëron natën nga iftari deri në syfyr, ose shkon në haxh jashtë kohës së tij, etj. edhe nëse bëhen të gjitha këto sinqerisht, ato nuk vlejnë fare përderisa nuk janë në përputhshmëri me Kur’anin dhe Sunetin. Kështu është çështja edhe e të gjitha bidateve me të cilat njerëzit mund të lodhen dhe të rraskapiten dhe në fund mos të gjejnë asgjë nga shpërblimi i shpresuar i tyre.

Hoxhë Omer Bajrami