Pyetja:

Cila është mënyra më e mirë për të mësuar dijen fetare? Vetëm leximi, apo shkrimi i çdo gjëje që lexon njeriu? Apo memorizimi i çdo gjëje që lexon, apo varet tek gjendja e çdo njeriu dhe aftesitë e tij?

***

Përgjigjja:

Fillimisht të porosisim për frikë ndaj Allahut dhe të mësosh ato çështje të fesë përmes të cilave adhuron Zotin tënd. Si dhe të jesh i kujdesshëm në fenë dhe dynjanë tënde, të pyesësh të zotët e dijes për çdo problematikë që nuk e ke të qartë, e të memorizosh ato gjëra që duhen memorizuar, të jesh i kujdesshëm për memorizimin e Kuranit famëlartë, të memorizosh sa të mundesh nga suneti, si libri “Umdetu El hadith” të dijetarit Abdul El Ganij El makdesi, “Bulug El Meram” të dijetarit El hafidh ibn Haxher.

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva

Përktheu: Muhamed Estrefi