Pyetja:
Cilat janë mënyrat apo metodat për të biseduar me një djalë musliman?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi. Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.
Femra muslimane për të takuar me dikë, gjegjësisht shqyrtuar ndonjë propozim fejese/martese nga djali musliman duhet plotësuar disa kushte:
1. Të jetë e shoqëruar nga babai, axha, daja apo kujdestari i saj;
2. Nuk i lejohet të qëndroj e veçuar vetëm për vetëm me gjininë tjetër;
3. Duhet të bëj dua/lutje të sinqertë Allahut dhe ta fal namazin e istihares.
Imam dr. Ahmed Kalaja