Pyetja:

Jam falur shumë, e dua fenë islame dhe e dua Zotin e Muhamedin. Jam falur rregullisht po kohën e fundit jam distacuar. E di që kam bërë gabim por jam kryefamiljar dhe punë me cigare bëj, shes dhe mbushje mobilash. Kur po degjoj ezanin e di që jam gabim por po lakmoj në punë. S’e di çfarë të bëj! A do të me fal mua Allahu?

***

Pergjigjja:

Më bëhet qejfi që ju dikur qenkeni falur dhe kjo është një mirësi e madhe se ti e paske provuar se çdo të thotë të adhurosh e të prehesh para Krijuesit. Mënyra se si ti shprehesh me sa kuptoj unë, gjendja jote shpirtërore është disi e rënduar dhe kjo është shenjë e mirë për ty. Kjo do të thotë se ti je i predispozuar për ndryshim dhe anon nga e mira.

Ndërsa në lidhje me pyetjen tende ti duhet të dish se Zoti fal shumë dhe mëshiron e si pasojë ti kërko falje Zotit për shkëputjen tënde e dalëngadalë afrohu përsëri se Zoti të do fort.

Profeti, ﷺ, thotë njeriu ka mundësi të pendohet deri në momentin e fundit të jetës se tij. Pra nëse ne me të vërtetë duam të pendohemi Zoti do na falë dhe do pranojë përsëri edhe nëse prapë gabojmë Ai prapë do na falë se mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka. Më konkretisht desha të të them që ti falu, fillo faljen edhe nëse si fal dot të gjitha derisa dalëngadalë ti perfeksionosh dhe mundohu të lexosh sa më shumë dhe pyet hoxhallarët e vendit tënd atje të të orientojnë për më të mirën e mundshme.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja