Pyetja:

Ju lutem një informacion mbi mirësitë që kanë në këtë botë (dynja) dhe në tjetrën (ahiret) ata që mësojnë përmendësh librin e Allahut të Madhëruar.

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut Muhamedit ﷺ!

Ndër mirësitë më kryesore të mësimit përmendësh të Kuranit fisnik, përmenden sa vijon:

Së pari: Mësimi përmendësh i Kuranit përbën zbatim të sunetit (traditës profetike), pasi Profeti Muhamed ﷺ jo vetëm që e dinte Kuranin përmendësh, por për më tepër Xhibrili (Paqja qoftë mbi të!) ia përsëriste Muhamedit ﷺ Kuranin në çdo vit.

Së dyti: Përmes tij (Kuranit në përgjithësi dhe mësimit të tij përmendësh në veçanti) arrihet ndërmjetësimi tek Zoti në Ditën e Gjykimit.

Së treti: Kurani e ngre në gradë në Xhenet shoqëruesin e tij të pandarë, bazuar në thënien profetike: “Shoqëruesit të pandarë të Kuranit i thuhet (në botën tjetër) “Lexoje (Kuranin)!” dhe ngjitu (në Xhenet), recitoje (Kuranin) ajet pas ajeti [varg pas vargu] siç e recitoje ajet pas ajeti në dynja. Pozita (grada/shkalla) jote (në Xhenet) është ajeti (vargu) i fundit që do lexosh.

Së katërti: Prej argumenteve të madhërimit të Allahut është nderimi i bartësit (hafëzit) të Kuranit.Lexoni më tepër

Së pesti: Ata që e mësojnë përmendësh Kuranin (hafëzët) janë njerëz të afërt dhe të dalluar të Allahut.Lexoni më tepër

Së gjashti: Mësimi përmendësh i Kuranit është shkak ngritjeje në këtë botë dhe tjetrën, siç ka thënë Profeti ﷺ: “Në të vërtetë, Allahu me këtë Libër (Kuranin) ngre popuj dhe ul të tjerë.

Së shtati: Hafëzit i jepet përparësi para të tjerëve që të prijë në namaz, bazuar në transmetimin profetik: “Njerëzit i prin (si imam) këndimtari më i mirë për Librin e Allahut [ai që di më shumë Kuran përmendësh dhe që e lexon atë më me përpikmëri].”

Së teti: Hafëzi i Kuranit, për nga pozita, është me engjëjt, bazuar në transmetimin profetik: “I afti me Kuranin, i cili është hafëz i tij [e di përmendësh dhe e lexon shumë mirë e rrjedhshëm Kuranin], është me shkruesit e ndershëm të drejtë (engjëjt) [është në një gradë me ta në Xhenet, nisur nga cilësia e tij e bartjes së fjalës së Allahut, apo sepse vepron veprën e këtyre engjëjve dhe ndjek udhën e tyre].

Së nënti: Zilia (Ambicia) e vërtetë (e lejuar) qëndron në mësimin përmendësh të Kuranit.

Së dhjeti: Nxënia përmendësh e Kuranit dhe mësimi i tij, është më mirë se kapitali më i mirë prej dynjasë dhe se dynjaja me çfarë ka në të.Lexoni më tepër

Së njëmbëdhjeti: Mësimi përmendësh i Kuranit e shpëton vepruesin e tij nga Zjarri.

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

Burimi:Jetaever8