Pyetja:

Cilën kohë ta kalojmë zgjuar dhe cilën në gjumë gjatë Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Muslimanët të cilët kalojnë shumë orë në gjumë është e udhës të këshillohen të mos humbasin shumë kohë sepse muaji i Ramazanit përfundon shpejt. Allahu i Madhëruar kur flet për Ramazanin thotë: “Ditë të caktuara..” (Bekare: 184)
T’i këshillojmë muslimanët të mos tregohen dembel në kryerjen e adhurimeve, por të jenë energjik në adhurime dhe të flejnë natën sidomos në pjesën e parë të saj. Në mënyrë që ata mund të kenë një mëngjes energjik dhe të jenë në gjendje për t’i kryer adhurimet.

Shejh Salih el Feuzan, “El Munteka” (111/5) fetva nr. 167

Shejh Jahja bin Ali el Haxhurri ka përmendur se në qoftë se një person qëndron zgjuar për shumicën e natës në namaz, atëherë nuk ka problem që ai të ngrihet pak më vonë gjatë ditës.

Përktheu: Udha e Besimtarëve