Pyetje: ”Cili është gjykimi i namazit në mjet transporti?”

Përgjigje: ”Përderisa nuk bëhet fjalë për një rast të domosdoshëm, namazi farz në mjetin e transportit është i pavlefshëm, si për vendasin ashtu edhe për udhëtarin. Shembulli i një rasti të domosdoshëm kur është duke rënë shi jashtë, toka është e lagësht dhe nuk është e mundur për të zbritur në të dhe për të bërë sexhde në të1.

Sa i përket namazit nafile, lejohet për t’u falur vetëm gjatë udhëtimit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e falte namazin nafile mbi shtazën e tij pa marrë parasysh drejtimin se ka shkonte ajo. Megjithatë, nuk është e lejuar për vendasën të falet në këtë mënyrë.

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (5 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com