Pyetje: Cili është gjykimi për namazin e gruas nëse shputat e këmbëve të saj nuk janë të mbuluara?
Përgjigje: Nëse gruaja e fal namazin me një veshje të gjatë që mbulon këmbët e saj gjatë qëndrimit në këmbë, ruku dhe sexhde, atëherë nuk ka asnjë problem nëse shputat e këmbëve shfaqen. Kjo përputhet me kuptimin e qartë të sunnetit dhe nuk e zhvlerëson namazin e saj.
Kjo bazohet në hadithin e mëposhtëm të profetit ﷺ që transmetohet nga Umm Selemeh -radija Allahu anha- e cila është pyetur: “A lejohet që gruaja të falë namazin e veshur vetëm me fustan dhe vello?”
Ajo u përgjigj: ”Po, në qoftë se fustani është mjaft i gjatë që ti’a mbulojë pjesën e epërme të këmbëve.”
Transmeton Ebu Daudi 640.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Fatauah Nur ’ala Darb

www.perlatmuslimane.com