Shehadeti “La ilahe ila Allah”

Kuptimi i Shehadetit “La ilahe ila Allah” është: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Allahu është i Vetmi që e meriton adhurimin; askush tjetër përveç Tij nuk meriton të adhurohet.

Shehadeti ka dy shtylla:

– Shtylla e parë: mohimi i adhurimit të të tjerëve në vend të Allahut; këtë e përmban pjesa e parë e shehadetit “La ilahe”.

– Shtylla e dytë: pohimi i adhurimit të Allahut, i Cili është i Adhuruari i Vërtetë; këtë e përmban pjesa e dytë e shehadetit “ila Allah”.

Nënçështje: Nuk mjafton thjesht artikulimi i shehadetit “La ilahe ila Allah”

Musliman i vërtetë është ai që e thotë shehadetin “La ilahe ila Allah” duke ia ditur kuptimin; punon dhe vepron sipas kërkesave të tij. Besimtari distancohet nga shirku dhe ka besim të palëkundur në njësinë e Allahut, duke qenë i bindur plotësisht se nuk ka tjetër të adhuruar me të drejtë përveç Allahut; pastaj vepron duke iu përmbajtur të gjitha kushteve të kësaj dëshmie.

Kush vepron sipas kësaj dëshmie pa besuar në të, konsiderohet munafik-hipokrit.

Kush beson në kundërshtim me të dhe bie në shirk, konsiderohet mushrik – idhujtar, edhe nëse e shpreh atë me gojë.

/Hoxhë Kastriot Bardhi/