Obligimi i parë i të gjithë robërve(njerëzve) është Teuhidi (njësimi i Allahut). Nuk mund të pranohet asnjë obligim edhe nëse kryhet, përderisa para tij nuk qëndron Teuhidi.


Ashtu siç e dërgoi i Dërguari i Allahut Muadhin në Jemen duke e urdhëruar dhe duke i thënë: “Ti do të shkosh tek një popull të cilët janë ithtarë të Librit. Gjëja e parë me të cilën do t’i urdhërosh, le të jetë adhurimi vetëm në Allahun. E nëse e njohin Allahun, atëherë njoftoi se Allahu i ka urdhëruar që t’i falin pesë namaze brenda ditës dhe natës. E nëse e veprojnë, atëherë njoftoi se Allahu i ka obliguar me zekatë i cili merret nga pasuria e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. E nëse edhe në këtë të përgjigjen, atëherë ruaju nga pasuria e dashur e tyre”. (Buhariu dhe Muslimi)

Hoxhë Omer Bajrami