Pyetja:
Cili është shpërblimi për faljen e sunetit të sabahut?
***
Përgjigjja:
Suneti i sabahut përbëhet prej dy rekateve që falen para namazit të sabahut. Për vlerën e tyre janë përcjellë disa hadithe. Prej tyre do të përmendim:
Aishja (radijAllahu anha) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dy rekatet e sabahut janë më të vlefshme se e gjithë dynjaja dhe gjithçka që gjendet në të.” [1]
Aishja (radijAllahu anha) përcjellë duke thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk tregonte kujdes ndaj ndonjë namazi nafile siç tregonte për sunetin e sabahut.” [2]
Aishja gjithashtu thotë: “Profeti ﷺ nuk i linte kurrë pa falur katër rekate para (namazit) drekës dhe dy rekate para sabahut.” [3]
———————–
[1] Muslimi
[2] Buhariu dhe Muslimi
[3] Buhariu dhe Nesaiu