Pyetja:

Cili është vendi i katërt kur personi duhet t’ingritë duart gjatë namazit? A bëhet kjo pas teshehudit, apo ka të bëjë me rekatin e tretë?

***

Përgjigjja:

Janë tri vende ku personi duhet t’i ngritë duart në namaz: në tekbirin e parë, dhe kjo sipas shumicës së dijetarëve; para rukusë, pas rukusë, që është edhe mendimi i një grupi të madh dijetarësh; dhe, kur të ngritet nga teshehudi, duhet t’i ngritë duart para se të drejtohet plotësisht.