Pyetja:

A është i saktë hadithit: “Kush tregon kujdes ndaj tekbirit të ihramit për dyzet ditë, atij i shkruhen dy largime: largim nga zjarri dhe largim nga nifaku”?

***

Përgjigja:

Hadithi është autentik. Transmetohet nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), merfuan (e ngre te Profeti ﷺ). Po ashtu e transmeton nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), si meukuf. Teksti i tij është: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush falet dyzet ditë me xhemat (në xhami) duke arritur tekbirin e parë, atij i shkruhen dy largime: Largim nga zjarri dhe largim nga nifaku.”
Allahu e di më së miri!

Shejh Muhamed bin Abdullah es-Subejil, “Fetaua ue Rasail Mukhtarah”

Përktheu: Unejs Sheme

—————————

[1] Tirmidhiu