Pyetja:

Unë linda (fëmijën) në muajin Sha’ban, më pas u sëmura dhe gjaku i lehonisë zgjati vetëm tre ditë, pastaj u ndal; kështu që mora gusël dhe u fala. Nuk pata më gjakderdhje derisa përfundoi muaji Sha’ban dhe Ramazani filloi. Pas një jave të Ramazanit, mjeku më dha një antibiotik, kështu që unë vazhdoja agjërimin por nuk kisha gjakderdhje gjatë ditës; vetëm disa pika u paraqitën përpara akshamit. Kjo vazhdoi për pjesën tjetër të muajit të Ramazanit dhe unë nuk e kam të qartë nëse isha pastruar apo jo, por agjërova tërë muajin. A duhet ta përsëris agjërimin apo jo?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut!

Së pari: Nuk ka kohëzgjatje minimale për lehoninë. Nëse lehonia e një gruaje mbaron pas lindjes, edhe vetëm pas pak ditësh, atëherë ajo duhet të marrë gusël dhe të falet e të agjërojë.

Shejh Ibn Uthejmini ka thënë: Kur një grua pastrohet (d.m.th.: mbaron gjakderdhja), edhe nëse është vetëm një ditë ose disa ditë pas lindjes, atëherë ajo është e pastër dhe duhet të falet. Agjërimi i saj është i vlefshëm dhe është e lejueshme që burri i saj të ketë marrëdhënie me të.

Fetaua “Nur ‘ala ad-Darb”

Përktheu: Bledar Haxhiu