Pyetje: Cili është vendimi për të udhëtuar gjatë Ramazanit me qëllim për t’iu shmangur agjërimit?

Përgjigje: Agjërimi në parim është i detyrueshëm. Është e njohur përgjithësisht se ai përbën një prej obligimeve dhe shtyllave të Islamit. Ajo që është e detyrueshme në sheriat nuk lejohet t’i iket me mashtrime. Nëse një person udhëton për t’iu shmangur agjërimit, atëherë edhe udhëtimi i tij dhe mungesa e agjërimit të tij janë të ndaluara. Ai është i detyruar që të pendohet tek Allahu (azze ue xhel), të kthehet nga udhëtimi i tij dhe të fillojë agjërimin. Nëse ai nuk kthehet nga udhëtimi i tij, atëherë ai është ende i detyruar të agjërojë edhe pse ai është udhëtarë.


Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhm-ul-Fataua (1/132)
www.perlatmuslimane.com