Pyetje: A janë transmetuar urimet në lidhje me fillimin e Ramazanit? Çka duhet t’i them një personi i cili ma uron Ramazanin mua?

Përgjigje: Është transmetuar nga selefët se ata e përgëzonin njëri-tjetrin në lidhje me fillimin e Ramazanit. Nuk ka asnjë problem. Për shembull mund të thuash:

شهر مبارك

”Muaj i bekuar!”

ose:

بارك الله في شهرك

”Allahu të bekoftë në këtë muaj.”

Atij që i urohet mund ti’a kthej për shembull me të njëjtën thënie ose me diçka tjetër që e gëzon të parin.

 

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (73 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com