Ato që duhet besuar patjetër janë gjashtë shtyllat e njohura të imanit: Besimi në Allahun, melaiket, librat, pejgamberët, ringjalljen dhe caktimin e Allahut.

 

Allahu (azzevexhel) katër prej tyre i përmendi në një ajet duke thënë: “I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve (librave) të Tij, të dërguarve të Tij.” (El-Bekareh/285)

Ndërsa për besimin në botën tjetër tha: “Supozuan ata që nuk besuan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është e lehtë.” (Et-Tegabun/7)

Si dhe për caktimin e Tij tha: “A nuk e ke ditur se Allahu di çka ekziston në qiell dhe në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për Allahun është shumë e lehtë.” (El-Haxh/70)

Dhe të gjitha këto i përmblodhi i Dërguari i Allahut në hadithin e njohur të Xhibrilit, ku tha: “Imani është të besosh në Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij, ditën e gjykimit dhe caktimin e Allahut, qoftë i mirë apo i keq”. (Muslimi)

Hoxhë Omer Bajrami
https://omerbajrami.com/