Pyetja:
Çka e prish agjërimin dhe çka jo?
***
Përgjigjja:
Pastrimi i dhëmbëve me pastë dhëmbësh nuk ia prish agjërimin personit. Njësoj si misvaku. Po ashtu dhe përdorimi i pikave të syrit dhe të veshit nuk e prishin agjërimin sipas fjalës më të saktë të dijetarëve.
Përdorimi i kohlit për gratë dhe burrat nuk e prish agjërimin sipas fjalës më të saktë të dijetarëve. Por, përdorimi i tij natën është më mirë. Po ashtu dhe gjërat me të cilat arrihet zbukurimi i fytyrës siç është sapuni, pomada, kremat etj., që kanë të bëjnë me pjesën sipërfaqësore të lëkurës nuk e prishin agjërimin. I lejohet personit të përdorë sumposto (supozitorë) nëpërmjet anusit kur është sëmurë, sepse kjo nuk konsiderohet ngrënie dhe as pirje.
Përdorimi i spraitit për astmë nuk e prish agjërimin. Kjo është diçka e vogël e mbushur me ilaç të lëngëzuar, i cili përmban tri elemente: ujë, oksigjen dhe disa barëra.
Vendosja e kënasë nuk e prish agjërimin.
Masturbimi e prish agjërimin dhe personi duhet ta agjërojë (kompesojë) këtë ditë dhe të pendohet te Allahut për këtë vepër.
Dalja e gjakut nuk e dëmton agjëruesin (nuk ia prish agjërimin) përveç rastit të hixhames. Nëse personi bën hixhame, atëherë e sakta është se agjërimi i tij prishet. Edhe pse në këtë çështje ka kundërshtim në mesin e dijetarëve (ku shumica e tyre thonë nuk e prish), [1]
por e sakta është se ai e prish agjërimin me bërjen e hixhames.
Dalja e spermës kur personi është në gjumë nuk e prish agjërimin, sepse kjo nuk ka ndodhur me dëshirën e tij. Kështu që nuk ka detyrë ta kompesojë këtë ditë, porse ka detyrë të lahet (marr gusul) nëse sheh shenjat e spermës në rrobat e tij.
Pikat e hundës e prishin agjërimin nëse ato arrijnë në stomak. E nëse nuk arrijnë në stomak, atëherë agjërimi nuk prishet.
Dhënia e gjakut për bërjen e analizave nuk e prish agjërimin.
Përdorimi i pomadës apo kremave për buzët dhe hundën nuk e prishin agjërimin.
Vjellja pa dëshirë nuk e prish agjërimin, ndërsa kur personi vjell qëllimisht, agjërimi i tij konsiderohet i prishur dhe ai duhet ta kompesojë (agjërojë) atë ditë.
Përdorimi i injeksioneve (gjilpërave) ushqyese e prishin agjërimin.
Lejohet përdorimi i pencilinës kundër etheve (temperatures), sepse ajo nuk konsiderohet ngrënie dhe as pirje.
Lejohet përdorimi i temjanit me kusht që përsoni mos ta thithë atë.
Ilaçet që përdoren në formë gargare nuk e prishin agjërimin nëse personi nuk i gëlltitë. Por ai mos ta bëjë një gjë të tillë vetëm në rast kur e ka të nevojshme, ndërsa agjërimi nuk prishet nëse nuk fut diçka prej saj në stomak.
Dializa e prish agjërimin dhe e bën detyrë kompesimin (agjërimin) e asaj dite.
Gruaja lehone nëse pastrohet para dyzet ditëve i lejohet të agjërojë, të falet, të kryej haxhin dhe umrën dhe i lejohet bashkëshoetit të sja që t’I afrohet (të kryej marrëdhënie intime).
Shejh Ibn Bazi “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15 dhe shejh Ibn Uthejmin në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19
Përktheu: Unejs Sheme
——————————-
[1] Shejh Albani thotë se: Hadithi ku tregohet se “Ai që bën hixhame dhe atij që i bëhet e kanë prishur agjërimin” është shfuqizuar (abroguar).