Pyetja:

Çka mendohet me mesataren në fe?

***

Përgjigjja:

Mesatarja në fe do të thotë të mos e teprosh dhe të mos tejkalosh kufijtë e vendosur nga Allahu, si edhe të mos shpërfillen e të lihen pas dore kufijtë e vendosur nga Ai, më i larti.
Mesatarja në fe do të thotë të pasosh shembullin e Pejgamberit ﷺ, teprim do të thotë të mundohesh të bësh më shumë se pejgamberi, kurse shkujdesje do të thotë të mos e mbërrish atë nivel. Për shembull, një njeri thotë: “Dua të falem tërë natën dhe të mos fle gjithë jetën time, sepse namazi është akti më i mirë i adhurimit, kështu që dua të falem gjithë natën.” Themi: kjo është teprim në fenë e Allahut dhe kjo s’është me vend. Diçka e ngjashme ka ndodhur në kohën e Pejgamberit ﷺ, kur një grup njerëzish u bashkuan dhe njëri prej tyre tha: – Do të falem gjithë natën dhe kurrë s’do të fle.
– Unë do të agjërojë vazhdimisht, pa e ndërprerë – tha tjetri.
– Unë s’do të martohem kurrë – tha i treti.
– Këto fjalë i mbërritën Pejgamberit ﷺ dhe ai tha:
“Çfarë kanë njerëzit që flasin kështu?! Unë agjëroj nganjëherë dhe ha, fle dhe martohem me grua. Kushdo që lë sunetin tim, nuk më përket mua.” [1]
Këta njerëz e kishin tepruar në fe, kështu që i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i pranoi, sepse ata nuk respektuan Sunetin, çka përfshin agjërim dhe ndërprerje të agjërimit, falje natën dhe fjetje, si dhe martesë me gra.
Ai që nuk plotëson si duhet, thotë: “S’kam nevojë për vepra të vullnetshme dhe s’dua t’i
bëj ato. Do të bëj vetëm ato që jam i detyruar të bëj.” Ky mund të dështojë edhe në
veprimet e detyrueshme. Pra, i tilli është i mangët.
A që është mesatar është ai, që ndjek shtegun e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe trashëgimtarët e tij të drejtë [el-Khulefa el-Rashidun].
Shembull tjetër: tre persona kanë të bëjnë me një njeri të pamoralshëm. Njëri prej tyre thotë: “Unë s’do ta përshëndes këtë njeri të pamoralshëm. Do ta bojkotojë, do të rri larg tij dhe s’do t’i flasë.”

I dyti thotë: “Unë do të rri me këtë njeri të pamoralshëm, do ta përshëndes dhe do t’i buzëqesh. Do ta ftoj tek unë dhe do ta pranoj ftesën e tij. Ai është sikurse çdo njeri tjetër
për mua.”
I treti thotë: “Unë e urrej këtë njeri të pamoralshëm për veprimet e tij, por e dua për shkak të besimit që ka. Unë s’do ta bojkotojë atë, përveç nëse kjo është në interes të tijin. Nëse s’ka përfitim në bojkotimin ndaj tij dhe nëse kjo vetëm do ta shtojë amoralitetin e tij, nuk do ta bojkotoj.”
Themi që personi i parë e tepron, i dyti është i shkujdesur, kurse i treti është mesatar. E njëjta gjë vlen për të gjitha aktet e adhurimit dhe bashkëveprimet me të tjerët. Njerëzit ndryshojnë mes ekstremizmit, shkujdesjes dhe mesatares.
Shembulli i tretë: një burrë është i burgosur i gruas së tij, e cila e drejton atë ashtu siç do
ajo ndërsa ai nuk e ndalon nga mëkatimi dhe nuk e nxit për të bërë mirë. Ajo e ka pushtuar arsyen e tij dhe është bërë drejtuese e tij.
Një tjetër burrë e trajton gruan e vet me ashpërsi, është arrogant dhe despotik ndaj saj. Ai nuk kujdeset për të dhe e konsideron atë më të ulët se një shërbëtor. Burri i tretë është mesatar në bashkëveprimin me gruan e tij, siç ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ.
Ato kanë të drejta (ndaj burrave, sa i përket harxhimeve për jetë) të ngjashme (me të burrave, sa i përket dëgjueshmërisë dhe respektit), aq sa është e arsyeshme. (Bekare: 228)

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të mos e urrejë një burrë besimtar një grua besimtare. Nëse ai nuk e pëlqen ndonjë veti të saj, do ta pëlqejë ndonjë tjetër.” [2]
Personi i fundit është mestar, i dyti e tepron në lidhje me gruan e tij, kurse i pari dështon
në përmbushjen e detyrës. E njëjta gjë vlen edhe për veprat e tjera dhe aktet e adhurimit.

Shejh Uthejmini, “Mexhmu Fetaua ue Resa’il” vëll.1, fq. 42

————————–

[1] Buhariu & Muslimi

[2] Muslimi