PYETJA:

Çka mendoni për ata që i ofendojnë dijetarët, gjë që shkakton ata të largohen prej tyre?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Dije se një veprim i këtillë është i ndaluar (haram). Pra, nëse njeri-ut nuk i lejohet përgojimi i vëllait musliman, (edhe nëse nuk është i ditur), atëherë prej nga e drejta atij që t’i përgojojë dijetarët, dua të them, vëllezërit e tij?!

Secili besimtar e ka për obligim që ta ruaj gjuhën e tij prej përgoji-mit të vëllezërve të tij në fe. Allahu (subhanehu ve te’ala) thotë: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun!” (El-Huxhurat: 12)

Ai që është i sprovuar me këtë sëmundje, duhet ta dijë se ofendimi i dijetarëve nga ana e tij do të jetë shkas i refuzimit të së vërtetës, në të cilën thërret ai dijetar. Si i tillë do të përgjigjet për pasojat e refuzimit të vërtetës dhe atë mëkat do ta bart mbi shpinën e tij. Shpifja ndaj dijetarëve nuk do të thotë shpifje ndaj personit, por ofendim i trashëgimisë së të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), në të vërtetë, dijetarët janë trashëgimtarë të pejgambereve. Nëse dijetarët ofendohen dhe shpifen, atëherë populli do ta humb besimin në diturinë e tyre e cila është trashëguar prej të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem). Kështu, ata do të bëhen të dyshimtë sa i përket çdo dispozite sheriatike që e jep dijetari i caktuar. Duhet të kihet parasysh fakti se secili njeri gabon. Mendimi që nuk është i argumentuar, prej atij duhet të largohemi, sepse gabimin nuk duhet ta përkrahim. Andaj, nuk lejohet që të ofendohet ai dijetar, nëse është i njohur si qëllim mirë dhe i ditur. Sikur ta marrim të drejtën për t’i kritikuar dijetarët për shkak të gabimeve në të cilat kanë rënë në fushën e fikhut (të drejtës sheriatike), atëherë nuk do të kurseheshin as dijetarët më të mëdhenj. Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Ilojllojshmëria e mendimeve nuk është dukuri vetëm e kohës së sotme, por ajo ka qenë prezente prej te sahabët e deri më sot. Mirëpo, nëse vërtetohet diçka se me të vërtetë është e gabuar, ndërsa ai që e përfaqëson atë edhe më tej qëndron në atë gabim me qëllim që mendimi i tij të pranohet, është obligim që të sqarohet gabimi dhe të tjerët t’i informojmë për të, mirëpo kurrsesi me qëllim të ofendimit të atij njeriu apo me qëllim të hakmarrjes, sepse ai mund të jetë në të drejtë në diçka tjetër, jashtë atij gabimi. I njof-tojë muslimanët në rrezikun e kësaj sprove dhe sëmundjeje.

E lus Allahun xh.sh. që t’i ruaj ata dhe mua prej të gjitha gjërave negative që manifestohen në fenë tonë.

/Shejh ibën Uthejmini/