Pyetja:
Çka përfitojmë nëse dërgojmë salavat mbi Pejgamberin ﷺ?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush bën një herë salavat për mua, Allahu i Lartësuar ka për ta lavdëruar dhjetë herë (tek melekët).” [1]
“Mos e bëni varrin tim vend feste, ku vini apo grumbulloheni në kohë sezonale të caktuara, por dërgoni salavat-e për mua, sepse salavat-et tuaja më arrijnë kudo që të jeni.” [2]
“Koprrac i madh është ai që, kur unë përmendem në prani të tij, nuk bën salavat për mua.” [3]
“Allahu ka melekë që shëtisin në Tokë dhe më përcjellin selamin e umetit tim.” [4]
“Nuk ka njeri që lutet për selam për mua, e që Allahu të mos ma kthejë shpirtin për t’i kthyer selamin.” [5]
Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Studime
Përktheu: Udha e Besimtarëve
————————————
[1] Muslimi
[2] Ebu Davudi dhe Ahmedi
[3] Tirmidhiu
[4] Për të çuar salavat dhe selam për Pejgamberin ﷺ, kur përmendim a dëgjojmë emrin e tij, themi: “Ṣal-lall-llãhu ‘alejhi we ‘alã ãlihi we sel-lem”, ose: “Alejhiṣ-ṣalãtu wes-selãm”. Selami për Pejgamberin ﷺ është lutja që Allahu t’i japë atij paqe dhe ta ruajë nga të këqijat.
[5] Ebu Davudi