Pyetja:

Kaloj ditën time në Ramazan duke fjetur dhe duke u çlodhur, dhe nuk mundem të veproj, për shkak se ndiej uri dhe etje shumë të madhe. A ndikon kjo në vlefshmërinë e agjërimit tim?

***

Përgjigjja:

Kjo nuk ndikon aspak në vlefshmërinë e agjërimit tënd; përkundrazi, shpërblimi yt shtohet, siç thotë Pejgamberi ﷺ: “Shpërblimi yt është në sasi të lodhjes sate”.
Kështu, sa herë që rritet lodhja e njeriut, rritet edhe shpërblimi i tij. Dhe i lejohet personit në fjalë që të ndërmarrë gjëra që ia lehtësojnë agjërimin, siç janë freskimi me ujë dhe ulja e tij në vende të freskëta.

Shejh Ibn Uthejmin 1/509

Përktheu: Petrit Perçuku