Pyetja:
A obligohemi të dërgojmë salavate çdo herë kur përmendet emri i Pejgamberit ﷺ, apo një veprim i tillë është i pëlqyer e jo obligativ!?
***
Përgjigjja:
Është obligim t’i dërgojmë salavate Pejgamberit, ﷺ sa herë që përmendet emri i tij, ﷺ.
Gjithashtu, është vërtetuar se edhe vetë Pejgamberi, ﷺ ka thënë: ”Është dështak (i falimentuar, i shkatërruar) personi i cili nuk më dërgon salavate kur përmendem unë në prezencën e tij.”
Dhe kjo aludon se obligohemi t’i dërgojmë salavate (përshëndetje) Pejgamberit, ﷺ, sa herë që përmendet emri i tij.
Shejh Ibn Baz, “Fetaua Nurun Alad Derb”
Nga arabishtja: Suad B. Shabani