Pyetja:
Cila është dispozita e shitblerjes pas ezanit?
***
Përgjigjja:
Nëse shitblerja bëhet pas ezanit të dytë në ditën e xhuma, themi se nuk lejohet, duke u bazuar në fjalën e Allahut:
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hytben e faleni namazin), dhe lejeni shitblerjen.”
(Xhumua: 9)
Njashtu, edhe në pesë kohët e namazit, nëse shitblerja bëhet sebeb për humbjen e namazit ose një pjese të namazit me xhemat, themi se nuk lejohet shitblerja.
Allahu thotë:
“(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.”
(Nur: 36–37)
Komentatorët e Kur’anit thojnë:
“Edhe selefi ishin ata që bënin shitblerje, mirëpo kur ndëgjonin ezanin, ata lenin çdo gjë dhe shkonin për ta falur namazin. [1]
Pra, kjo ishte gjendja e selefus salih (të parë tanë të mirë), ata nuk i pengonte asgjë në faljen e namazit, nuk i shmangte nga namazi as tregtia, qoftë ajo blerje apo shitje.
Allahu thotë:
“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit ndaj Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mua ata të humburit.” (Munafikun: 9)
Muslimani, më të dëgjuarit e ezanit, duhet ta mbyll dyqanin e tij, t’i përgjigjet Allahut dhe ta falë namazin, e pasi ta falë namazin le të punojë dhe t’i kërkon begatitë e Allahut.
Allahu i Madhëruar thotë:
“E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendnie shpeshherë Allahun, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”
(Xhumua: 10)
Shejh Salih el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani
——————
[1] Tefsiri i Kurtubiut