Pyetja:

Disa bindje të gabuara të haxhinjve pas kthimit nga Haxhi

***

Përgjigjja:

1- Thirrja e atij që kryen haxhin me emërtimin haxhi është më mirë të mos përdoret, sepse kryerja e detyrave dhe obligimeve nuk realizohet për të dhënë emra dhe tituj por për të marrë shpërblimin nga Allahu i Lartësuar nëse ato vepra janë të pranuara. Është detyrë për muslimanin që të mos e lidhë veten e tij me gjëra të tilla në mënyrë që ta ruajë nijetin (qëllimin) e tij të pastër për hir të Allahut të Madhërishëm.

2- Ajo që sheriati na mëson në lidhje me Qabenë është drejtimi nga ajo kur falemi, tavafi rreth saj dhe respektimi që duhet bërë pa teprime dhe pa risi.

Profeti ﷺ ka thënë: “Kush bën një punë që nuk është prej fesë tonë ajo është e refuzuar.” Buhariu dhe Muslimi