Në pyetjen e tij të dytë dëgjuesi Hamid thotë: Disa njerëz falin namazin e drekës pas mbarimit të namazit të xhumasë.Cili është mendimi juaj? Kush është gjykimi i legjislacionit islam për këtë veprim? Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!):

Po. Namazi i drekës pas namazit të xhumasë konsiderohet risi, risi e urrejtur. Nuk është legjimituar me Librin e Allahut, as me sunetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem as me sunetin e prijësve të drejtë udhëzuar pas tij.

Nisur nga kjo, njeriu duhet të ndalohet nga falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë. Atij i thuhet: Ku gjendet argumenti në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se njeriu është i detyruar që të fal dy namazve obligative në një kohë të vetme?

A ua ka bërë detyrë Allahu robëve të Tij faljen e namazit të xhumasë dhe të drekës? Kurrë! I Madhëruari thotë:
“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte” dhe ditën e xhuma nuk ka veçse namaz të xhumasë.

Ndërsa namazi i drekës falet ditët e tjera. Prandaj kërkohet nga personi që sheh dikë që vepron në këtë formë (fal drekën pas namazit të xhuma), pra e ka detyrë ta këshillojë atë dhe t’ia sqarojë atij se ky veprim konsiderohet risi në mënyrë që mos ta veprojë herë tjetër.

T’i thotë atij: Nëse ti vepron këtë gjë, kjo nuk të shton afrim tek Allahu, sepse ti ke vepruar diçka që Allahu nuk ta ka bërë legjitime ty e as i Dërguari i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

https://udhaebesimtareve.com/