Pyetja:

Jam një 17 vjeqar që jetoj në Itali dhe i dëgjoja shpesh italianët duke e sharë Zotin (Blasfemia). Kur isha 12 apo 13 vjet edhe unë e bëra të njëjtin gabim (por nuk më kujtohet a e thashë apo fillova ta them dhe u ndala). A quhet kjo shirk dhe a ka falje?

***

Përgjigjja:

Lavdërimi i takon Allahut, kurse paqja dhe bekimet e Tij qofshin për të Dërguarin Muhamed ﷺ!

Vëlla i nderuar, me sa duket ti e paske bërë atë gabim në kohën kur nuk shkruhen mëkatet, pra para moshës së pubertetit. Por, edhe për gjynahet që bëhen pas pubertetit, mjafton që njeriu të pendohet tek Allahu dhe t’i kërkojë falje Atij, sepse Allahu i fal të gjitha mëkatet kur robi pendohet. Kështu që nuk ke arsye të brengosesh për gjynahet e bëra, për të cilat je penduar. Falënderoje Allahun që të ka udhëzuar dhe lute Atë që gjithmonë të jesh i qëndrueshëm në fenë e Tij. Allahu të ruajttë dhe të dhëntë çdo të mirë!

Hoxhë Jusuf Kastrati