Le të shohim dallimin mes dy fëmijëve, njëri prej tyre ka prindër të mirë, kurse tjetri jo.

Fëmija që ka prindër të mirë, e sheh babanë gjithmonë në bindje ndaj Zotit dhe përkujtim (dhikr). Babai i tij e dërgon ndonjëherë për t’u dërguar të varfërve sadaka dhe lëmosha, e merr me vete te vizitat e të afërmve dhe të varreve të paraardhësve. Gjithashtu, ai e sheh nënën të sillet mirë me vëllezërit e saj dhe motrat. Ai e ndjen përkujdesjen dhe dashurinë e saj për fëmijët.

Kurse fëmija i dytë, që nuk ka prindër të mirë, e sheh babanë gjithmonë të zemëruar dhe dëgjon nga goja e tij sharje nga më të ndryshmet. Babai e dërgon natën t’i blejë një paketë cigaresh. E dëgjon babanë duke folur me të ëmën në mënyrë të pahijshme. Gjithashtu, ai e sheh nënën e cila i ka ndërprerë lidhjet me motrën e saj apo vëllain dhe që nuk kujdeset fare për fëmijët e saj.

Vallë, cilat do të jenë moralet e secilit dy nga këta fëmijë kur të rriten?!

Me qëllim që prindi të jetë pasqyrë e mirë e fëmijës, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na nxit që namazet sunnete t’i falim në shtëpi dhe po ashtu të lexojmë Kur’an. Duke i parë prindërit se si veprojnë punë të mira dhe të dobishme, edhe fëmijet do të përpiqen t’i imitojnë.

/Xhasim Mutava – ” Familjet e Profetëve”/