Pyetja:
A është me vend që një numër jashtëzakonisht i madh i të rinjve e braktisin faljen e namazit të xhumasë dhe e falin namazin e drekës me pretekstin se një nga kushtet e vlefshmërisë së namazit të xhumasë është prania/të ekzistuarit e halifes?
***
Përgjigjja:
Braktisja e faljes së namazit të xhumasë dhe falja e namazit të drekës në vend të tij, është një veprim jo i saktë, pasi saktësia dhe obligimi i xhumasë nuk kushtëzohet as me praninë e halifes e as me lejen e tij, sipas mendimit të ehli sunnetit dhe xhematit.
Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 6504, 8/ fq.187
Përktheu: Ergin Shala