Pyetja:

Dëshiroja të blija disa pajisje elektrike për shtëpinë time ku jetoj unë dhe fëmijët e mi. Nuk kisha para, kështu që shkova te një person i cili kishte para, dhe ai më tha: Unë do t’i blej pajisjet për ty. Kështu që ai i bleu pajisjet për 7540 rijalë, dhe më pas m’i shiti ato për 9400 rijalë, për t’i paguar me këste mujore nga një mijë rijalë çdo muaj. Cili është vendimi islam për këtë gjë?


Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nëse ai merr në pronësi mallrat e pas kësaj ai t’i shet ato ty për një shumë të caktuar për t’u paguar në këste, nuk ka asgjë të gabuar në të. Por ai nuk ka të drejtë t’ua shesë ato para se t’i marr në pronësi.

Nëse ai e di që ti i dëshiron ose ke nevojë për to, atëherë ai i blen dhe i merr në pronësi – në shtëpinë e tij ose në treg -, pastaj t’i shet ato ty për një çmim të caktuar për t’u paguar në këste nuk ka asgjë të gabuar në këtë rast. Fundi i citimit.

Solli në shqip: pergjigje.net

Shejh ‘Abd al-‘Aziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë).
Fatawa Nur ‘ala ad-Darb (3/1450).

/https://islamqa.com/