Pyetja:

Një njeri hyri në shtëpinë e tij, dhe e fali namazin jo në drejtim të kibles. Pas disa ditëve i’u kujtua se është falur jo në drejtim të kibles, a duhet ta falë prap këtë namaz apo jo?

***

Përgjigjja:

Po, obligohesh ta falësh prap namazin. Ngase, namazi i falur jo në drejtim të kibles nuk pranohet. Sepse, ti je në vendin tënd, shtëpinë tënde, po të ishe në shkretirë dhe nuk dinë kah është kibla, atëherë ndryshon çështja.

Mirëpo, dijetarët kanë thënë: Ai i cili e falë namazin në vendin ku jeton dhe e falë gabim (jo në drejtim të kibles) ai obligohet ta përsëris namazin, sepse gjetja e kibles është e lehtë, duke e pyetur ndonjë të afërm.
Në fund, i themi këtij vëllaut: ‘Obligohesh ta falësh (përsëritësh) atë namaz të cilin e ke falë jo në drejtim të kibles.’

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani