Pyetja:

Femra e cila nuk ka mahrem dhe ajo dëshiron kryerjen e umres, a i lejohet asaj shkuarja në umre pa mahrem?

***

Përgjigjja:

Jo, nuk i lejohet femrës shkuarja në umre pa mahrem, nëse shkon llogaritet mëkatare, e pa bindur ndaj ndalesave të Islamit. Sepse, Muhamedi ﷺ ka thënë:“Nuk i lejohet femrës e cila e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit të marrë rrugën për udhëtim përpos se me mahrem (babai saj, vllau, burri, babai i burrit, etj).” [1]

Pra, nuk lejohet udhëtimi i femrës qoftë për umre apo haxh pa e pasur me vete mahremin e saj, nëse i lehtësohet ardhja me mahrem elhamdulilah, po nëse jo atëherë bjen obligueshmëria e haxhit dhe e umres për atë femër.

Ajo nuk guxon të udhëtoj pa mahrem, le të qëndron tek shtëpia e saj, sepse haram (të ndaluar) e ka të udhëtoj pa mahremin e saj.

Shejh Abdullah El Humejd
Përktheu: Suad Shabani

—————————————————–

[1] Buhariu (1088), Muslimi (1339, 420).