Pyetja:

Cila është gjendja e një populli, të cilët e fyejnë fenë, dhe cili është gjykimi i islamit për ta, kur ata janë nga njerëzit më të afërt, si babai, vëllai, etj?
Cili është vendimi i islamit për varrezat që kemi: varri i Ibrahim ed-Desuki, es-Sejid el-Bedevi, el-Husejn dhe të ngjashëm me këta? Cili është gjykimi për xhamitë, në të cilat ndodhen këto varre, dhe a u përgjigjet atyre hadithi i Pejgamberit: “Allahu i ka mallkuar çifutët dhe të krishterët, të cilët i morën varrezat e pejgamberëve për xhami?

***

Përgjigjja:

E para: Fyerja e fesë është ride (dalje nga feja), nëse fyesi pretendon se është musliman. Allahu i Madhëruar e përmend në Kuran, në suren Teube, dhe e shpjegon mjaft qartë ngjarjen e atyre që u tallen me Pejgamberin ﷺ dhe shokët e tij, dhe si u shpallen pabesimtarë direkt nga Allahu. Atij që bie në këtë mëkat, duhet t’i tërhiqet vërejtja dhe të këshillohet, me shpresë se do ta marrë këshillën dhe do të pendohet tek Allahu. Këshilla është më parësore, kur kryerësi i mëkatit është nga të afërmit, për shkak të fjalëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Ai që e sheh ndonjë mëkat nga ju, le ta ndërrojë me dorën e vet. Nëse nuk ka mundësi (me dorën e vet), atëherë me gjuhën e vet. Në qoftë se as me gjuhën e vet nuk ka mundësi, atëherë (le ta urrejë) me zemrën e vet, (mirëpo) kjo është (shkalla) më e ulët e imanit.” [1]

E dyta: Nuk lejohet ndërtimi i xhamive mbi varreza, e as varrosja e të vdekurve në to dhe, njashtu, nuk lejohet falja e namazit në këto xhami, për shkak të fjalëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Vërtet, ata që ishin para jush i merrnin varret e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë të tyre për xhami. Pra, mos i merrni varret për xhami. Unë ju ndaloj nga kjo.” [2]

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva, nr. 7353, fq. 21, vëllimi 2

——————–

[1] Muslimi

[1] Muslimi