Pyetje: “Cili është gjykimi i bisedës në xhami? Domethënë: bisedat e zakonshme. Për shembull, shikoj një shok ose të afërm para ose pas namazit; i jap selam dhe i them: “Si je?”, “Si e keni shëndetin?”, “Mirë se vini me ne!”, dhe fjalë të ngjashme?
Përgjigje: Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit. Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi atë që ndjek udhëzimin e tij. E më pas:
Bisedat në xhami nëse kanë lidhje me çështje të dynjasë, bisedat midis vëllezërve dhe shokëve për çështje të dynjasë së tyre, nëse janë të pakta, nuk kanë problem, in sha Allah.
Por nëse shtohen shumë, atëherë janë të urryera. Urrehet që xhamitë të merren për vende te bisedave të dynjasë. Sepse ato janë ndërtuar për përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit, faljen e pesë namazeve dhe veprat e tjera të mira, si namazet vullnetare, itikafi dhe tubimet e dijes.
Marrja e xhamive për biseda të zakonshme rreth dynjasë është e urryer. Ndërsa, fjalët e pakta për rast nevoje, si përshëndetja me selam e vëllait që u takua me të, pyetja për gjendjen e tij, të fëmijëve të tij ose gjëra që kanë lidhje me këtë, apo për çështje të dynjasë pa u zgjatur, porse shkurt, nuk ka problem. Po.
✍🏻 Shejkh Abdul-Aziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë
🖥Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/5574/حكم-الحديث-في-أمور-الدنيا-داخل-المسجد
Përktheu: Altin Dallashi




